15:43 15/04/2014Partia demokratike deklaron se ka fakte që aereoporti i Gjadrit është përdorur për uljen e të paktën një avioni që ka transportuar lëndë narkotike. Deputeti i kësaj partie Flamur Noka, në komisionin për sigurinë kombëtare pyeti ministrin e rendit, Saimir Tahiri nëse edhe ky i fundit kishte dijeni për këtë.Teksa deputeti Flamur Noka jashtë sallës së komisionit pranoi se partia dedmokratike disponon fakte, ministri Tahiri i pyetur nga gazetarët i konsideroi ato përralla.Komisioni për sigurinë kombëtare, u mblodh për disa ndryshime në ligjin për mjetet motorrike ujore nën 20 ton. Ministri Tahiri, tha se moratoriumi për skafet i vendosur nga qeveria e kaluar nuk dha efekte në pengimin e trafiqeve të paligjshme, edhe pse organizmat ndërkombëtar kanë pranuar të kundërtën.