Noka: Tahiri, pjesë e organizatave mafioze
Deputeti Flamur Noka, ka akuzuar Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, se është pjesë e organizatave mafioze të narkotrafikut.
Noka thotë se në 12 Gusht, Ministri Tahiri dhe krerët e policisë së Vlorës e Gjirokastrës, kanë pasur një takim për trafikun e drogës me të shpallurin në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike, Klement Balili dhe vëllezërit Habilaj në Ksamil.
Ish-Ministri i Brendshëm ftoi Kryeministrin Rama të mos heshtë, por të provojë të kundërtën e akuzave të ngritura nga Partia Demokratike, për lidhjet e Tahirit me bandat e narkotrafikut.
Tv Klan