Noka: Zbulohen 3 ton drogë në Rrëshen. Reagon policia


Noka: Zbulohen 3 ton drogë në Rrëshen. Reagon policia

16:01 02/11/2016

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka thotë se tek magazinat e ish – pularisë në qytetin e Rrëshenit është zbuluar një sasi e madhe droge.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Noka shprehet se sipas burimeve që ai ka marrë nga vendngjarja janë zbuluar rreth 3 ton drogë.

Ai thotë se banesa është rrethuar nga një grup i krimit të organizuar të Drejtorisë së Lezhës, por policia e Rrëshenit nuk pranon të ndërhyrjë, njësoj si uniformat blu të Lezhës.

Noka shkruan se pazaret e drogës tashmë kanë shkaktuar përplasje brenda për brenda vetë policisë.

“Droga. Pazaret e drogës tashmë kanë kaluar nga konflikte mes bandash në përplasje brenda për brenda vetë policisë. Në këto momente tek magazinat e ish – pularisë në qytetin e Rrëshenit zbulohen sasi të frikshme droge. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë rreth 3 ton drogë. Banesa është rrethuar nga një grup i policisë të krimit organizuar të Drejtorisë Lezhë. Policia e Rrëshenit nuk pranon të ndërhyjë dhe i ka braktisur ndërkohë dhe uniformat blu të Drejtorisë Lezhë nuk po guxojnë të ndërhyjnë. Pritet të vijnë nga RENEA. Kjo është “Policia që duam” në shtetin e Kanabistanit”,

shkruan Noka.

Ndërkohë, burime paraprake të policisë thonë se aktualisht po zhvillohet një operacion antikanabis në Rrëshen tek magazinat e ish – pularisë dhe konfirmon së në këtë magazinë është gjetur një sasi e madhe droge. Deri më tani mësohet se janë vënë në pranga mbi 15 persona. Policia thotë se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Komisariatin e Mirditës dhe FNSH – së dhe hedh poshtë që mes tyre ka patur përplasje./tvklan.al






Të ngjashme