Nora Gjakova eliminohet nga garat olimpike “Rio 2016”
Xhudistja Nora Gjakova, nga Kosova, është eliminuar nga Olimpiada “Rio 2016”. Pas fitores në meçin e parë, Gjakova është mposhtur në raundin e dytë të garave nga rumunia, Corina Caprioriu.
Para takimit trajneri, Driton Kuka kishte paralajmëruar se garuesja nga Kosova kishte një lëndim.
Kosova ka fituar tashmë medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil, me xhudisten Majlinda Kelmendi. /
tvklan.al