Nora Malaj: Duhet të jemi të fortë për të ndihmuar njëri-tjetrin
Në programin “Rudina” në TV Klan këtë pasdite ishte e ftuar ish zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj.
Lidhur me situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit dhe masat e marra për qëndrimin në shtëpi të gjithë qytetarëve, Malaj u shpreh se kjo situatë na ka rikthyer në familje.
Ajo shprehet se duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë dhe duhet të jemi të fortë për të ndihmuar njëri-tjetrin.
Nora Malaj: Ky grip na ka rikthyer në familje dhe ajo shprehja shtëpi e dashur shtëpi, sot merr atë që quhet vëmendja më e madhe. Që në momentin e parë u kapëm nga frika dhe paniku dhe frika dhe paniku në një fare mënyre na ka rritur adrenalinën tonë. Adrenalinë që e shohim në mënyrën e komunikimit, e shohim në mënyrën e ecjes dhe e shohim në mënyrën si duhet të menaxhojmë familjen, e shohim në mënyrën si duhet të menaxhojmë sjellje të reja. Kjo është ndoshta e mira e frikës, që na bën që në njëfarë mënyre, ne të ndërgjegjësohemi të gjithë dhe të mos themi ne jemi të fortë, por kemi hallin e prindërve, por duhet të themi të gjithë duhet të jemi të fortë, për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të qenë pjesë e zgjidhjeve të të gjitha problemeve dhe situatave. /tvklan.al