Normalizohen rrugët kryesore në kryeqytet
Policia e Tiranës vijon punën për rregullimin e qarkullimit të mjeteve në kryeqytet dhe në akset përreth. Burime zyrtare njoftojnë se rrugët kryesore në brendësi të Tiranës janë normalizuar, por ka prezencë lagështie si pasojë e akullit të shkrirë.
Policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve dhe kalimtarëve, që të bëjnë kujdes në rrugët në brendësi të lagjeve, pasi ka prezencë të theksuar akulli.
Akset në të cilat lëvizja është e këshillueshme me zinxhirë janë:
Rruga internacionale interurbane Kombinat – Ndroq – Durrës; Rruga internacionale interurbane Qaf Kashar – Rinas; Rruga interurbane Fresk – Trahu i Pakut Kombëtar Dajt dhe në vazhdim; Rrugët Dytësore të autostradës Tiranë – Durrës.
Policia e Tiranës thekson se është në gadishmëri të plotë dhe për çdo emergjencë apo situatë problematike të kontaktoni pa hezituar në numrin e emergjencave
112. /
tvklan.al