Normalizohet gjendja në Urgjencën e Tiranës pas situatës kaotike (15 Shtator 1998)


Normalizohet gjendja në Urgjencën e Tiranës pas situatës kaotike (15 Shtator 1998)

10:39 15/09/1998

Dhjetëra njerëz kanë mbetur të plagosur nga protesta e djeshme pranë sheshit të kryeministrisë dhe Televizionit Shtetëror. Gjendja kaotike e krijuar në Tiranë ka çuar në mbipopullim të urgjencës së spitalit ku gaditshmëria e mjekëve ka qënë maksimale. Sipas  personelit të plagosur kishte gardistë, të moshuar, gra dhe të rinj. Shefi i Urgjencës së spitalit nr.2 Arben Rexha tregon për TV Klan situatën e krijuar :

“Një ditë pas situatës kaotike, gjendja e urgjencës është e qetë krahasuar me ditën e djeshme. Numri i të plagosurve të djeshëm ishte rreth 44 persona ndër të cilët 4 prej tyre janë të shtruar në spital me plagosje të lehta ndërsa pjesa tjetër ka marrë mjekimin e duhur dhe janë larguar në shtëpitë e tyre. Vetëm një person ka patur plagë të rënda dhe rrezik për jetën.”

Pamje protestuesish demokratë duke qëlluar me armë në bulevard, pamje nga urgjenca e spitalit nr.2 Tiranë, personeli i urgjencës, shefi i urgjencës Arben Rexha intervistë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme