Normalizohet pas 2 ditësh situata në doganën e Kapshticës


Normalizohet pas 2 ditësh situata në doganën e Kapshticës

11:08 06/11/2017

Është normalizuar situata në doganën e Kapshticës dhe procedurat për kalimin e udhëtarëve vazhdojnë normalisht në të dy anët e kufirit.

Mbrëmë me 10 sportele është realizuar kalimi i shumë personave që prisnin të udhëtonin drejt Greqisë prej dy ditëve.

Zyrtarët e kufirit thanë se kjo situatë pati lidhje me defektin në sistemin TIMS të palës greke. Policia greke lejonte vetëm qytetarët me pasaporta greke dhe ata të BE.

/ABC News






Të ngjashme