Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë


Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë

19:46 09/10/2021

Rama prezanton planin për mbrojtjen nga kriza e energjisë

Çmimi i energjisë elektrike do të mbetet i njëjti, pavarësisht krizës energjetike. Në paketën që propozoi për mbrojtjen e konsumatorit familjar dhe të biznesit të vogël, Kryeministri Rama garantoi se plani i qeverisë nuk do të ketë as ndërprerje të energjisë.

“Nuk ka rritje të energjisë për familjarët, gjithashtu nuk do të ketë kufizime. Faza agresive deri në verën e ardhshme, po përgatitemi dhe me një konsultim kombëtar brenda këtij viti ku do të kërkojmë mendimin tuaj për këtë çështje, se ne këtu  jemi për njëri tjetrin, edhe pse mund të kemi opinione të ndryshme, dallimi mes përplasjes së opinioneve të politikanëve, ta kthejmë në një avantazh, mirësi kombëtare duke e kthyer ballafaqimin në një burim për vendimmarrje”.

Kryeministri Rama prezantoi edhe 3 pikat që përbëjnë planin e qeverisë dhe që përfshijnë shpërndarjen e 200 milionë eurove.

“Janë 3 pika: 1. Garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë – vijon një numër masash të detajuara. 2. Mbrojtjen e familjeve dhe biznesi i vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike – vijon një numër masash të detajuara. 3. Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – vijon detajimi i instrumenteve të garancisë sovrane shtetërore, i cili do të jetë i ripërtëritshëm, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy”.

Gjatë deklaratës për median, Kryeministri bëri edhe një ekspoze të reformave ekonomike dhe energjetike që ka ndërmarrë qeveria, duke thënë se gjatë qeverisjes së socialistëve, çmimi i energjisë u ul dhe se ministrat dhe ai vetë, taksohen më shumë me pagën që marrin.

Tv Klan






Të ngjashme