“Nuk doja ta vrisja…” Nikolli pranon vrasjen e parukieres
31-vjeçari Alfred Nikolli pranoi autorësinë e vrasjes së parukieres Etleva Ndoka, me të cilën kishte një lidhje intime.
“Nuk doja ta vrisja, por situata me doli jashtë kontrollit dhe nuk e mbaj mend se çfarë kam bërë”-mësohet të ketë thënë Nikolli, gjatë marrjes në pyetje nga efektivët e policisë.
Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se Nikolli kishte shkuar në parukerinë e Etleva Ndokës për të biseduar për ndërprerjen e lidhjes me tyre, por në këtë moment 28-vjecarja kishte refuzuar të bisedonte duke iu drejtuar me fjalë fyese.
Pas kësaj 31-vjeçari Alfred Nikolli reagoi ashpër duke e qëlluar më pistoletë. Sipas policisë për lidhjen jashtë martesore të Etlevës me 31-vjeçarin kishin dijeni edhe të afërm e miq të tyre, të cilët thanë se Nikolli e kishte ndihmuar 28-vjeçaren që të hapte parukerinë.
Kohët e fundit Nikolli këmbëngulte që ata të rilidheshin me njëri-tjetrin. Për këtë fakt, mesditën e së premtes, Alfred Nikolli hyri me pistolete në dorë në parkureninë e Etleva Ndokës dhe pas debatit me të e qëlloi të dy herë.
Pas 4 orësh ndjekje në zonat e thella të Mirditës policia mundi ta arrestojë 31-vjeçarin, i cili ishte fshehur në një përrua në drejtim të Kallmetit./ TV KLAN