“Nuk doja të futesha në këtë botë, por…”
Në programin “Rudina”, në Tv Klan ishin të ftuara dy motra bukuroshe, të cilat kanë një histori shumë interesante. Të dyja kanë qënë pjesë e Miss Shqipëria, Ermiranda Ndoj në vitin 2017 dhe u përzgjodh si Miss Inteligjenca, ndërsa Monika Ndoj në vitin 2019 dhe u vlerësua me çmimin Miss Turizmi.
Monika është 23 vjeç dhe ishte motra e saj Ermiranda që e shtyu të merrte pjesë në Miss Shqipëria.
“Në fakt, unë nuk isha fare në botën e televizionit, nuk kisha fare dëshirë të futesha në këtë botë, por kjo këmbënguli, hajde hajde provoje, ma futi atë mendjen e kësaj. Pa hajde se është bukur, njeh goca të reja dhe e provova. Por tani që e kam provuar do shkoja përsëri nëqoftëse do ishte edhe njëherë, por kjo eksperiencë është vetëm njëherë dhe është shumë e bukur“./tvklan.al