“Nuk dua që Rumania të jetë e ndarë”, dorëzohet kryeministri
Kryeministri rumun, Sorin Grindeanu ka njoftuar se qeveria e tij do e pezullojë dekretin, që disa vepra korrupsioni nuk i konsideron më vepra penale. Vendimi është marrë pas gati një jave protesta masive nëpër Rumani.
Grindeanu ka thënë se qeveria e tij do e mbajë një mbledhje gjatë ditës së sotme për ta pezulluar dekretin.
“Nuk dua që Rumania të jetë e ndarë”, iu ka thënë Grindeanu gazetarëve. “Nuk mund të ndahet në dy pjesë”.
Më 4 shkurt, policia ka thënë se deri në 330 mijë protestues kanë demonstruar në atë që po konsiderohet si protesta më e madhe prej atyre të vitit 1989 që rrëzuan nga pushteti diktatorin komunist, Nikolla Çaushesku.
Sipas policisë 170 mijë demonstrues kanë qëndruar pranë zyrës së kryeministrit duke thirrur, “dorëhiqu”.
Kritikët thonë se qëllimi kryesor i dekretit ka qenë të ndihmohen disa prej mijëra zyrtarëve dhe politikanëve që janë kapur në afera korruptive, jo pak prej të cilëve janë pjesë e social demokratëve të Grindeanus./ tvklan.al