“Nuk dua të më bëhesh anoreksike”
Debbie Reason fajëson një njeri të vetëm për obezitetin e saj, të ëmën. Sipas saj, ajo e ushqente gjatë gjithë kohës, duke i thënë se duhet të hante që të mos bëhej anoreksike.
Ekstremin, Debbie e arriti kur shkoi plot 292 kilogramë dhe nuk lëvizte dot nga vendi. Asaj i duhej ndihmë për të shkuar në tualet, por edhe në këtë rast, nëna i thoshte se nuk kishte asgjë që nuk shkonte dhe nuk duhej të mbante dietë. Duke kundërshtuar që e bija të binte në peshë, sipas Debbie -it ajo i refuzoi edhe mundësinë që t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e kilogramëve të tepërta, gjë të cilën ia pranoi para se të vdiste.“Shpesh nuk kisha uri, por e dija që nuk kishte kuptim të debatoja me nënën. Ajo do të më akuzonte se po shpërdoroja ushqimin dhe se nuk haja sa duhet”
, tha 48 – vjeçarja Debbie për“The Mirror”
. Ajo shpjegon se obsesioni i së ëmës për ta ushqyer kishte nisur qëkur ishte 14 – vjeç. Sipas Debbie, qëllimi i nënës së saj nuk ishte i keq, megjithatë erdhi një pikë që jeta iu kthye në ferr. 48 – vjeçarja vendosi të ndryshonte regjimin, vetëm kur e vetë e ëma u shtrua në spital për probleme me peshën. Ajo iu nënshtrua një operacioni dhe që prej asaj kohe ka rënë rreth 215 kilogramë. Me këtë arritje të pabesueshme, Debbie shprehet se më në fund ka rinisur të jetojë. /tvklan.al