“Nuk e meritova humbjen”, boksieri Robin Krasniqi dorëzon titullin kampion
Dominic Boesel ka mposhtur boksierin me origjinë nga Kosova, Robin Krasniqi, pas 12 raundeve për titullin e kampionit të botës në peshat gjysmë të rënda.
Ndeshja mes dy boksierëve ishte shumë e luftuar dhe u deshën plot 12 raunde për të vendosur se cili do të ishte kampioni i ri.
Gjyqtarët vendosën që fitorja të shkonte për Boesel, por Krasniqi pas ndeshjes nuk ka qenë dakord me këtë vendim. “Kjo nuk është e drejtë, nuk e meritova humbjen”, tha Krasniqi pas ndeshjes.
Kjo ishte sfida e dytë mes këtyre dy boksierëve, pasi e para ishte zhvilluar 12 muaj më parë, ku Krasniqi arriti të bëhej për herë të parë kampion bote duke e rrëzuar me nokaut në raundin e tretë./tvklan.al