Nuk e mundi asnjë kundërshtar, boksierin profesionist e mposht vetëm…
Stërvitja në kushtet e shtëpisë nuk ka shkuar ashtu siç duhet për kampionin e peshave të lehta të Europës, Sam Maxwell. Ai vendosi që stërvitjen e ditës ta transmetonte LIVE në rrjetet sociale, por aty ndodhi një aksident jo me pak pasoja.
Kur u duk se boksieri mori supermacinë ndaj kundërshtarit, që ishte një thes boksi, ndodhi edhe ajo që më pak pritej. Breshëria e grushteve të tij gjeti kundërpërgjigjen e thesit, që e detyroi britanikun që të godasë gabimisht fytyrën e tij.
Goditja ishte tepër e fortë, çka i solli edhe nxirje të syrit të tij të djathtë. Kamera fokusoi plagën e boksierit që tashmë duhet të kujdeset për ta rikuperuar. Kjo e detyroi 31-vjeçarin që të heq dorë nga transmetimi LIVE i stërvitjeve të tij në rrjetet sociale deri në një moment të dytë.
Në karrierën e tij si profesionist, Maxwell nuk njeh humbje, duke koleksionuar 13 fitore, 11 prej të cilave me nokaut-teknik. Megjithatë, kundërshtari më i fortë deri më tani rezultoi një thes boksi.
Klan Plus