“Nuk e prisja nga Suela”, Arjana flet pas takimit intim me Saimirin


“Nuk e prisja nga Suela”, Arjana flet pas takimit intim me Saimirin

18:58 05/01/2021

Takime romantike dhe shumë emocione shoqëruan natën e 8-të të spektaklit Love Story në TV Klan, teksa nuk mund të mungonin edhe “xhelozitë” mes vajzave.

Ariana ishte një nga konkurrentet që pati një takim të gjatë privat me Saimirin në ambientet e një palestre, ku transmetuan shumë afrimitet me njëri-tjetrin.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga shoqja e saj, Suela, e cila u shpreh se dyshja komunikuan shumë pak, ndërkohë që në takim mbizotëronin prekjet.

Të tre takimet ishin të bukura. Takimi me Generdën më pëlqeu. Takimi me Arjanën më shumë takim intim, shumë pak folën dhe kishte më shumë prekje e përqafime. Më shumë më ka pëlqyer takimi me Valentinën”, tha ajo në një intervistë për programin “Daily Love Story”, pas spektaklit.

Nuk ka munguar as komenti i Arianës, e cila u shpreh se nuk e priste reagimin e Suelës.

“Zakonisht flas shumë por atë ditë sikur ma hëngri macja gjuhën. Duke qenë se unë po bëj dy muaj këtu dhe shihem shpesh me Saimirin, kemi kontakte edhe kur jemi në xhirime.

Siç e tha edhe Suela, ne jemi mikesha, shoqe. Nuk është se jemi shoqe të ngushta apo motra. Në fakt nuk e prita reagimin e Suelës. Suela ka dalë me Saimirin dy herë dhe nuk kam reaguar keq. Ajo nuk reagoi keq, po edhe mirë nuk i erdhi sepse e pashë në shprehjen e fytyrës”, theksoi Ariana.

E pyetur nëse ka nisur xhelozia mes saj dhe Suelës, ajo tha se shpreson që kjo mos të ndodhi.

“Shpresoj që jo, por duhet të i’a lëmë kohës”, deklaroi Ariana./tvklan.al






Të ngjashme