Nuk është ashtu siç duket…


Nuk është ashtu siç duket…

21:19 09/08/2018

Donte që gruaja të mos i kërkonte më para dhe për këtë inskenoi vdekjen e tij, duke bërë fotografi në morg si të kishte vdekur.

27-vjeçari Danny Gonzalez, i cili është me origjinë nga Honduras, por jeton në SHBA, bëri fotografi të vetes me pambuk të futur në gojë e hundë dhe i mbuluar me një çarçaf të bardhë.

Ai ia nisi fotografitë bashkëshortes së tij që jeton në Saba, në jug të Hondurasit, sëbashku me një foto të arkivoli të mbuluar me lule.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja "Mirror", sëbashku me fotot ai i nisi dhe një mesazh ku shkruhej se bashkëshorti i saj kishte vdekur nga kanceri dhe astma.

Megjithatë i gjithë plani dështoi kur media lokale në vendin ku jetonte nisën të raportonin vdekjen e tij të parakohshme dhe lajmi shkoi deri tek miqtë dhe prindërit e tij të moshuar.

Të afërmve nuk iu desh shumë për të kuptuar se nuk ishte gjithçka siç dukej, pasi dalluan disa detaje nëpër foto që i vunë në dyshim.

Kur mediat lokale e gjetën shëndoshë e mirë, ai pranoi se ishte thjeshtë një inskenim në mënyrë që bashkëshortja e tij prej 2 vitesh të besonte se kishte vdekur.

"Ajo më telefononte çdo javë vetëm për të më kërkuar para",

rrëfeu i riu për mediat.

Sigurisht ky veprim tronditi familjen e tij që jeton në vendin e tij të lindjes, ndërsa në rrjetet sociale nuk munguan kritikat e shumta për të.

/tvklan.al






Të ngjashme