“Nuk fillon pagesa për Rrugën e Kombit”, Basha: Mos i besoni Ramës


“Nuk fillon pagesa për Rrugën e Kombit”, Basha: Mos i besoni Ramës

11:31 05/04/2018

Ka reaguar menjëherë kryetari i opozitës Lulzim Basha, pasi kryeministri Edi Rama tha se nuk do të vendoset tarifa në Rrugën e Kombit, pa u zgjidhur problemin me banorët e Kukësit

“Edi Rama duhet ta heqë taksën e rrugës së Kombit tërësisht, për çdo shqiptar dhe është një taksë e dyfishtë. Edi Rama po përpiqet të blejë kohë sepse është nën presion me qytetarëve. Jemi këtu për të kërkuar lirimin e të arrestuarve ti jepet fund një regjimi të politizuar.

Reagimet e Ramës janë të pabesueshme dhe nuk zgjidhin thelbin e problemit të parë. Taksa të anulohet plotësisht. Të arrestuarit duhet të lirohen duhet të marrë fund ky shtet që arreston popullin” tha Basha

./tvklan.al






Të ngjashme