
Nuk i dha lekët e drogës, djali i kapos së mafies siciliane plagos shqiptarin
Policia italiane ka zbardhur plagosjen e një 27-vjeçari shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në 28 qershor kur i riu shqiptar u plagos me plumb në mushkri në Muggio. Autori i kësaj ngjarje është Joseph Sanfilippo, 32 vjeç, një emër i njohur për drejtësinë italiane.
Sipas hetimeve i riu shqiptar kishte marrë nga italiani 1 kg marijuanë, por nuk e kishte paguar.
Dhe kështu 32-vjeçari Joseph Sanfilippo, duke mos marrë 4 mijë eurot i ka futur plumbin shqiptarit. Fatmirësisht shqiptari tani është jashtë rrezikut për jetën.
Joseph Sanfilippo, me origjinë nga Siçilia është Salvatore Sanfilippo. Ky i fundit është figurë udhëheqëse e mafies siciliane dhe i dënuar me burgim të përjtshëm. /tvklan.al