Nuk i qëndroi policisë, arrestohet një ditë më pas për prostitucion
Një i ri nga Berati është arrestuar nga policia. 26-vjeçari Elidon Zhuka në datën 1 qershor, nuk iu ka qëndruar punonjësve të policisë rrugore. Pasi është ndjekur nga policia, ai ka lënë makinën në rrugë dhe është larguar në këmbë.
Por mëngjesin e datës 2 qershor, në komisariatin e qytetit të 1001 dritareve ka shkuar 20-vjeçarja P.D. Ajo ka thënë se Elidon Zhuka ka tentuar për ta trafikuar me qëllim shfrytëzim prostitucion në shtetin Italian.
Kështu mbrëmjen e djeshme, 26-vjeçari është arrestuar. Mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e trafikimit t personave të rritur, e mbetur në tentativë si dhe mosbindja ndaj policisë. Dosja e të riut ka kaluar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.
/tvklan.al