Nuk i solli pajë, burri i pret hundën gruas
Një grua në Indi ka mbetur viktimë e dhunës së bashkëshortit të saj, i cili pas si të mos mjaftonte dhuna fizike e ushtruar për vite me radhë, në fund i preu edhe hundën.
Arsyeja, sipas “The Sun”, ishte fakti se 25 – vjeçarja Kamlesh Rathore, nuk i kishte sjellë pajën e martesës.
Çifti kishte tetë vite i martuar, por ai nuk kishte hequr dorë nga kërkesa për të marrë paratë e pajës, rreth 550 paund.
Sipas traditës indiane, paja zakonisht vjen si dhuratë në forma të ndryshme, siç mund të jenë paratë, bizhutë apo prona, që familja e nuses ia jep dhëndrit si kusht për martesën e tyre.
Por në rastin e Kamlesh, familja e saj ishte në kushte të vështira ekonomike dhe nuk mundi t’i dhuronte burrit të saj asgjë. Kjo bëri që ai të arrinte në veprime ekstreme./tvklan.al