“Nuk ishte koha që ti të shkoje… mami të do shumë”


“Nuk ishte koha që ti të shkoje… mami të do shumë”

11:04 23/01/2019

S’ka dhimbje më të madhe për një nënë kur humbet fëmijën e saj. Ylli i Love Island, (Reality show në Britani) Malin Andersson i është dashur të japë lajmi më të keq të jetës të saj, pasi foshnja 4 javëshe ndërroi jetë.

Vogëlushja, Consy lindi 7 javë më herë, në 23 Dhjetor për shkak të komplikimeve dhe u dërgua menjëherë në kujdesin intensiv në spitalin e Londrës, “Great Ormond”.

Por, këtë mëngjes ajo ka ndërruar jetë. Nëna e saj 25 vjeçare ka ndarë lajmin e hidhur në rrjetin social Instagram.

“Gjithmonë në dashuri me ty, të dua shumë. Kam qëndruar me ty çdo ditë. Kur i hape sytë e tu të bukur, të mëdhenj dhe ngjyrë kafe, mu mbush shpirti plot. Më vjen shumë keq që nuk do i shikoj më, shko me gjyshen”

, ka shkuar ajo.

Kjo është tragjedia e 4 për Malin. Ajo ka humbur nënën e saj në vitin 2017 , pasi u diagnostikua me kancer. Babai  i saj, gjithashtu vdiq nga kanceri. Por ajo vitin e kaluar ka humbur dhe mikeshën  e saj të ngushtë. Sophie Gradon.

“Gëzuar Vitin e Ri .. Tomi dhe unë jemi kaq të lumtur që ju njoftojmë që vajza jonë e vogël Consy erdhi në këtë botë më 23 Dhjetor 2018, shtatë javë më herët”

, shkruante ajo në Instagram, së bashku me një fotografi të vajzës së tyre të vogël në një inkubator.

/tvklan.al






Të ngjashme