“Nuk jam maçok”, avokati detyrohet të sqarojë gjykatësin…


“Nuk jam maçok”, avokati detyrohet të sqarojë gjykatësin…

22:21 12/02/2021

Koronavirusi ka qenë përgjegjës për shumë gabime e ngatërresa në video-call… Ky fenomen duket se shkoi në një tjetër nivel këtë javë, kur një avokat nga Texas u shfaq para gjykatësit si maçok, pasi nuk ishte në gjendje të hiqte filterin në video.

“Nuk jam maçok”, u detyrua të thoshte Rod Ponton, për t’u sqaruar në një seancë dëgjimore në Presidio, teksa ai dhe asistentja e tij përpiqeshin të hiqnin filtrin.

Pavarësisht filtrit që shfaqte fytyrën e një maçoku në vend të Ponton, në video mund të dallohet sikleti dhe konfuzioni i avokatit, i zënë ngushtë.

Teksa u përball me faktin se duhej të zhvillonte një debat ligjor me një maçok, gjykatësi Roy Ferguson i tha avokatit: “Kam përshtypjen se keni një filtër në opsionet e videos. Ndoshta duhet të…”

Në siklet, Ponton me surrat maçoku e ndërpret gjyqtarin duke i thënë: “Më dëgjoni, gjykatës…?”

Fergusson përgjigjet: “Po ju dëgjoj, besoj se është filtër…”

“Është”, përgjigjet Ponton. “Dhe nuk di si ta heq. Kam asistenten këtu, po përpiqet, por jam i përgatitur për të vijuar… jam këtu live, nuk jam maçok”.

“E shoh“, përgjigjet gjykatës./tvklan.al






Të ngjashme