Nuk ka fund kanabisi, asgjësohen rreth 10 mijë bimë të tjera


Nuk ka fund kanabisi, asgjësohen rreth 10 mijë bimë të tjera

14:23 11/08/2016

Policia vijon punën për zbulimin dhe asgjësimin e kanabisit nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë. Këtë herë, në Përmet janë zbuluar plot 10 000 bimë narkotike.

Ato u zbulua në vendin e quajtur “Përroi i Dardhës – Zerec”, në Petran. Rreth 5000 bimë u gjetën të sapo mbjellura në 6 parcela. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar pranë këtyre parcelave u gjetën edhe 5000 bimë të tjera, këto të fundit të mbjella në kubikë plastikë.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Përmeti në raportin e prokurorisë për vitin 2015, ka rezultuar se një ndër qytetet me numrin më të vogël të kriminalitetit në Shqipëri. E megjithatë, kultivimi i kanabisit nuk ka lënë pa prekur edhe këtë zonë./tvklan.al






Të ngjashme