Nuk ka marrëveshje, BE dhe Britania vijojnë bisedimet

Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen

Nuk ka marrëveshje, BE dhe Britania vijojnë bisedimet

08:42 14/12/2020

Negociatorët e Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe do të vijojnë bisedimet edhe pse afati që ishte përcaktuar më herët është kaluar.

Mësohet se është rëndë dakord që edhe këtë javë palët të jenë në tryezë dhe të mundohen të arrijnë një marrëveshje mbi tregtinë dhe peshkimin pas Brexit.

Duke cituar një burim nga qeveria e Britanisë, BBC bën me dije se procesi nuk ka përfunduar dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johsnon është shumë pesimist për arritjen e një pakti.

Në negociata është futur vetë Johnson dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por edhe pse u diskutua gjetë mes tyre sërish nuk pati “tym të bardhë”.

Mes tyre është rënë dakord që negociatorët të vijojnë takimet në Bruksel, por ndasitë janë ende të mëdha dhe asnjë prej palëve nuk ka lëvizur nga pozicioni fillestar.

Tashmë pritet që të nënshkruhet një pakt deri në 31 Dhjetor. Deri në këtë ditë do duhet që BE dhe Britania të gjejnë gjuhën e përbashkët për të drejtat e peshkimit dhe ato tregtare./tvklan.al






Të ngjashme