“Nuk ka pasur dhe nuk ka!”, mungesa e medikamentit jetësor në QSUT


“Nuk ka pasur dhe nuk ka!”, mungesa e medikamentit jetësor në QSUT

21:04 12/09/2018

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” gjatë muajit Shtator ka munguar medikamenti i quajtur “Avastin”. Emisioni “Stop” konstatoi mungesën e këtij medikamenti në pavionin onkologjik dhe u interesua pranë depos farmaceutike në QSUT.

https://youtu.be/m0i0duDsSmc?t=451

Qytetarja - Si je? Si kalon? Interesohem për një medikament, “Avastin”.

Punonjësja -

Po!

Qytetarja - Ka?

Punonjësja -

Interesohuni tek mjeku!

Qytetarja - Po se mjeku thotë nuk ka. Ku të pyes, ku më orienton diku tjetër?

Punonjësja - 

Tek drejtoria, pastaj.

Duke qenë se në depon farmaceutike nuk mori asnjë informacion, qytetarja iu drejtua faramcisë qendrorë të QSUT.

Qytetarja – Thjesht dua të pyes për një medikament…

Punonjësi -

Atëherë pyesni aty ku duhet!

Qytetarja - A është kjo farmacia qendrore?

Punonjësi -

Farmacia qendrore është, por nuk të jep ty xhevap!

Qytetarja - Unë pyeta aty tek Depoja Farmaceutike, aty tek onkologjiku dhe s’më dhanë përgjigje dhe thashë të pyes këtu njëherë.

Punonjësi -

Po ato si të thanë, shko tek farmacia qendrore?

Qytetarja - Jo, erdha unë.

Punonjësi -

Informacionet tek drejtoria.

Qytetarja iu drejtua  Drejtorisë së Përgjithshme të QSUT-së, ashtu siç i thanë edhe te depoja farmaceutike edhe te farmacia qendrore,  për të pyetur për medikamentin që duhet të marrë pacienti.

Qytetarja - Isha tek Depoja Farmaceutike për të pyetur për një medikament, edhe aty tek depoja tek onkologjiku, dhe më thanë që të pyes tek drejtoria për një medikament, “Avastin”.

Punonjësja 1 -

Avastin”?

Qytetarja - Po!

Punonjësja 1 -

Si të thanë tek farmacia e spitalit?

Qytetarja - Aty më thanë pyet mjekun. Mjeku thotë pyet ato tek depoja.

Punonjësja 2 -

Të hënën e ka pasur?

Qytetarja - Po, të hënën e ka pas.

Punonjësja 2 -

Pacienti është shtruar?

Qytetarja - Po, e kishte edhe në kartelë.

Punonjësja 2 -

(

 Flet në telefon) Të pyes pak? Është një paciente e shtruar tek onkologjiku dhe ka pasur për të marrë “Avastin”-in të hënën. Nuk ka pasur? Ok! Mirë, rrofsh! Pafshim! Ciao! Ciao!

Nuk ka pasur dhe nuk ka!

Qytetarja - Çfarë duhet të bëjmë ne tani?

Punonjësja 2 -

Do të bësh një ankesë me shkrim t’ia çojmë drejtorit.

Qytetarja - Po mirë, po e bëjmë. Ok!

Pra pas ping-pongut në depon farmaceutike, farmacine qendrore dhe Drejtorinë e Përgjithshme të QSUT-së, përgjigja ishte se nuk ka patur dhe nuk ka “Avastin”.

Por pak ditë më vonë, falë këmbënguljes së emisionit “Stop”, pacientët e Onkologjikut mund të marrin shërbimin dhe medikamentin “Avastin” që u nevojitet./

tvklan.al






Të ngjashme