Nuk ka veto për Mario Draghi


Nuk ka veto për Mario Draghi

19:24 06/02/2021

Matteo Salvini: Italianët kërkojnë një qeveri që shkon në Bruksel duke mbajtur kokën lart

Lideri i  Lëvizjes 5 yje Matteo Salvini ka bërë të ditur se partia e krahut të djathtë do të vendosë javën e ardhshme nëse do të mbështesë një qeveri të udhëhequr nga Mario Draghi.

Salvini u shpreh se italianët kërkojnë një qeveri që shkon në Bruksel duke mbajtur kokën lart në emër të interesit kombëtar.

Udhëheqësi i krahut të djathtë ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme kur Draghi-t iu dha mandati për kryeministër se fillimisht vendi duhet të shkojë për zgjedhje të parakohshme.

Draghi përfundon këtë të shtunë raundin e tij të parë të negociatave me partitë për të marrë mbështetjen e nevojshme. Ai do të mbajë një raund të dytë takimesh javën tjetër në të cilin do të përpiqet të kapërcejë çdo veto në lidhje me përbërjen e tij të koalicionit.

Tregjet financiare italiane janë mbledhur me shpresën që Draghi të ketë sukses. Javën e kaluar rendimenti i bonove 10-vjeçare të Italisë shënoi rënien e saj më të madhe javore që nga korriku.

Investitorët shpresojnë se njeriu që ka drejtuar Bankën Qendrore Europiane mund të drejtojë reformat për të nxitur rritjen ekonomike në një vend që ka kohë që po përjeton një krizë.

Klan News






Të ngjashme