“Nuk kam nevojë për vizën tuaj…”


“Nuk kam nevojë për vizën tuaj…”

10:18 03/02/2017

Alma Siller Contreras është një 59 – vjeçare nga Meksika, e cila jeton në Hermosillo, një qytezë rreth 2 orë e gjysmë larg jugut të kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prej shumë vitesh ajo mban një vizë turistike për në SHBA, një dokument që u duhet meksikanëve nëse dëshirojnë të vizitojnë fqinjin e tyre verior.

Siller e përdorte vizën rregullisht për të bërë pazar dhe fundjavave ajo vizitonte familjarë që jetojnë në Arizonë, Las Vegas e New York.

Megjithatë, të hënën ajo shkoi në Konsullatën Amerikane në vendlindjen e saj për të dorëzuar këtë dokument.

“Kam ardhur të bëj diçka të pazakontë. Dua të rikthej vizën time”,

u shpreh ajo përpara punonjësit të Konsullatës.

Vendimi i saj daton vitin e shkuar, kur dëgjoi se kandidati për president, Donald Trump, i konsideroi meksikanët si përdhunues e kriminelë.

“I thashë tim shoqi: kjo nuk normale, imagjino nëse ai bëhet president”

, shprehet Alma, e cila u betua se nëse një gjë e tillë do të ndodhte do të kthente vizën.

E kështu, të hënën, ajo shkoi në Konsullatë dhe dorëzoi vizën e saj sëbashku me një letër ku shpjegonte vendimin.

“Po e rikthej vizën në mënyrë vullnetare sepse ndihem e ofenduar nga qëndrimi i presidentit tonë të ri kundrejt vendit tim, Meksikës dhe popullit të tij. Kjo është mënyra ime për të protestuar dhe për të shprehur mbështetjen time për vendim tim të dashur dhe banorët e tij. ”

/tvklan.al






Të ngjashme