“Nuk kam vdekur”, reagon ashpër ylli i Big Brother
Ish-banorja e Big Brother në Britani në vitin 2009, Rebekah Shelton ka reaguar ashpër pas një lajmi të rremë të përhapur në rrjetet sociale se ajo ka ndërruar jetë.
32-vjeçarja me origjinë nga Brazili, në fakt është një transgjinore që ka ndryshuar gjininë nga burrë në grua dhe emrin e mëparshëm Rodrigo Lopes. Në faqen e saj në Twitter është bërë një njoftim që pretendonte se Rebekah kishte ndërruar jetë, ku shkruhej:"Me keqardhje informojmë se Rebekah jonë e dashur ndërroi jetë papritur mbrëmjen e së mërkurës. Ne kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes së saj".
Pas këtij lajmi të rremë, ka reaguar vet 32-vjeçarja, e cila në një status në Facebook thotë se i kanë hakeruar llogarinë në Twitter. Rebekah shton se tashmë ka angazhuar avokat që të gjenden personat përgjegjës për këtë njoftim dashakeq. [caption id="attachment_348758" align="aligncenter" width="306"] Foto: Transgjinorja Rebekah Shelton, viti 2009 kur ishte burrë dhe quhej Rodrigo Lopes[/caption]"Nuk kam vdekur. Mjaft e përhapët këtë lajm. Avokati im tashmë është duke punuar për të gjetur këtë person që dëshiron të prishë lumturinë time dhe duhet të paguajë për dëmin e shkaktuar"
, ka thënë ajo. Një i afërm i familjes së saj i tha "Daily Mail" se u shokuan kur panë këtë lajm."Ishte dramatike. Shumë prej nesh menduan se kishte vdekur. Por, tani ne kemi kontaktuar me të dhe gjithçka është në rregull. Nuk e dimë saktësisht se çfarë po ndodh, por duket se ka qenë një shaka, që në fakt ishte jashtëzakonisht shqetësuese"
, tha një i afërm për tabloidin britanik./tvklan.al