Nuk kishte leje qëndrimi në Greqi dhe do deportohej, vetëvritet shqiptari
“Një 54-vjeçar shqiptar është vetëvrarë nga dëshpërimi, pasi nuk kishte leje qëndrimi në Greqi dhe autoritetet do e deportonin në vend”.
Kështu shkruan “cretapost’ lidhur me ngjarjen e rëndë.
Shqiptari ka vendosur t’i japë fund jetës në rajonin policor në qytezën Kisamo të Kretës.
Ka qenë mungesa e dokumenteve arsyeja që ai u arrestuar një ditë më parë dhe më pas do të depërtohej në vendin tonë.
Incidenti ndodhi gjatë natës në stacionin e policisë Kissamos, ai lidhi një batanije në hekurat e dritares dhe i dha fund jetës. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende i ditur, ndërkohe që trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit.
/tvklan.al