“Nuk marr dot frymë”/ Vdes i dënuari në burgun e Krujës
Një i burgosur në burgun e Zaharisë në Krujë ka humbur jetën. Mësohet se viktima është i dënuari me inicialet I. R., 69 vjeç.
Policia bën të ditur se fillimisht i dënuari i moshuar nuk u ndje mirë, duke u ankuar se kishte vështirësi në frymëmarrje.
Siç është raportuar nga burgu i Zaharisë, i dënuari u dërgua me urgjencë për në spitalin e Krujës, por nuk ka mundur që të mbijetojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 04:00 në burgun e Zaharisë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
/tvklan.al