Nuk mbajtën maskë, gjobiten 413 qytetarë në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka gjobitur 413 qytetarë të cilët nuk mbanin maskën. Ata janë gjobitur me 30 mijë Lekë të vjetra secili.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar 5 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pas verifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e policisë kanë evidentuar 1 subjekt në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 5 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. /tvklan.al