Nuk mbanin maskë, ndëshkohen me hapje varresh


Nuk mbanin maskë, ndëshkohen me hapje varresh

09:48 15/09/2020

Shumë shtete rekomandojnë përdorimin e maskës në ambiente të mbyllura dhe ku ka grumbullim njerëzish. Për shkeljen e këtyre rregullave aplikohen gjoba, por ka disa shtete që kanë vendosur ndëshkime të çuditshme. Një rast i tillë ka ndodhur në Indonezi në rajonin Cava.

Tetë persona të cilët nuk pranonin të mbanin maska, ​​jo vetëm që nuk u lejuan të merrnin pjesë në funerale, por u ndëshkuan me hapje të varreve për ata pacientë vdiqën nga koronavirusi.

“Nuk po na lënë zgjidhje tjetër”, deklaroi për mediat lokale kryetari i Bashkisë John Suyono.

“Mendova se është një ide e mirë për të gjithë ata që kundërshtojnë masat e parashikuara sipas ligjit, të cilat përfshijnë punën në shërbimin publik ose ndëshkimin me gjobë. Kemi vetëm 3 varrmihës për momentin, kështu që është ndëshkimi i duhur për situatën në të cilën ndodhemi”, tha ai.

Situata e fundit në Indonezi tregon se rreth 221 mijë njerëz janë të infektuar me Covid-19, 158 mijë të tjerë janë shëruar dhe 8 mijë e 841 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi. /tvklan.al






Të ngjashme