Nuk mblodhi dot paratë për tu kuruar nga kanceri, vdes punonjësja e policisë


Nuk mblodhi dot paratë për tu kuruar nga kanceri, vdes punonjësja e policisë

13:56 25/08/2018

Një oficere policie e ka humbur betejën e saj me kancerin vetëm një muaj pasi lancoi një apel, pasi kishte nevojë për 200,000 Paund për një medikament.

Kelly Stabb, 39 vjeç, nga Paignton, Devon, vdiq pasi kanceri i saj i zorrëve u përhap me shpejtësi dhe ajo nuk mblodhi dot në kohë paratë që i duheshin për të kuruar sëmundjen.

Nëna e dy djemve Jake, 10 vjeç dhe Luke 8 vjeç, në fillim pati shpresa se sëmundja e saj do të kurohej, por më pas gjithçka u përmbys.

Pak ditë para se ajo të vdiste në llogarinë e saj u mblodhën 43,000 Paund. Burri i saj, Simon është shprehur se sëmundja e saj avancoi shumë shpejt dhe ishte pothuajse e pamundur që ajo të shpëtonte nga vdekja.

Stabb u diagnostikua ma kancer të zorrëve në Janar të vitit 2017. Edhe pse ajo kishte kryer disa kimioterapi, në Shtator pas mbledhjes së parave do ti nënshtrohej disa trajtimeve të tjera, por që nuk mund dot të jetonte.

/tvklan.al






Të ngjashme