Nuk ndalen djegiet e makinave në Elbasan
Një automjet është djegur gjatë natës në lagjen Kala të Elbasanit. Automjeti ishte pa targa dhe sipas policisë nuk dihet ende kush ishte pronari i saj. Për mjetin në fjalë nuk ka një denoncim, ndërsa mbeten të paqarta arsyet e djegies së tij. Paraprakisht dyshimet janë se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, megjithatë do të jenë hetimet ato që do të saktësojnë shkakun.
Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi një tjetër makinë u gjet e shkrumbuar po në Elbasan. Edhe në këtë rast nuk dihet ende se kush ishte pronari i saj. Megjithatë, djegia e këtij automjeti erdhi pak kohë pasi persona të pa identifikuar qëlluan me armë në drejtim të një prej anëtarëve të fisit Çapja, duke bërë që policia të dyshojë se mjeti i përkiste autorit të këtij atentatit. Nga të shtënat e së shtunës në mëngjes, fatmirësisht nuk pati të lënduar.
/tvklan.al