Nuk ndalen rekordet e infektimeve në Britaninë e Madhe


Nuk ndalen rekordet e infektimeve në Britaninë e Madhe

23:30 06/01/2021

Qeveria greke ndërron mendje, lejon meshat për ditën e ujit të bekuar

Nuk ndalen rekordet e infektimeve në Britaninë e Madhe. Në ditën e parë të karantinës së tretë kombëtare u shënuan gati 61 mijë infektime ditore, nivel i paarritur kurrë më parë që prej nisjes së pandemisë. I lartë edhe numri i vdekjeve me gati 900 raste. Por kryeministri Boris Johnson tha se në dallim nga ajo e Marsit të kaluar, karantina e kësaj here do të përfundojë shumë shpejt dhe që në të gjitha rajonet do të jetë mbyllur deri në gjysmën e dytë të Shkurtit.

Londra është qyteti i prekur më rëndë nga pandemia, atje ku 1 në 30 persona e janë prekur nga Covid-19.

Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, konfirmoi zgjatjen e afatit të karantinës kombëtare deri më 31 Janar. Këtë të Mërkurë, për të dytën herë që prej nisjes së pandemisë numri i viktimave kapërceu 1 mijëshin duke shënuar rekordin e dytë pas atij të të Mërkurës së javës së kaluar. Rritje pati edhe numri i të infektuarve ditorë me mbi 21 mijë raste.

Edhe pse me nivele të qëndrueshme infektimesh, Italia dhe Franca shënuan shifra të larta viktimash këtë 24 orësh. Ndërsa në Greqi, qeveria lejoi zhvillimin e meshave për festën e Ujit të Bekuar, duke hequr bllokimin e grumbullimit në kisha për 6 Janarin pas rezistencës së besimtarëve dhe Kishës Ortodokse me shumë ndikim në shoqërinë e këtij vendi. 

Tv Klan






Të ngjashme