Nuk pranohet dorëheqja e Maganit
Dorëheqja e Gugash Maganit nuk është pranuar nga drejtuesit e Flamurtarit dhe ai mund të quhet ende trajner i skuadrës vlonjate.
Administratori Sinan Idrizi pranoi se ka një krizë rezultatesh dhe se pagat e prapambetura do të zgjidhen. Magani i kontaktuar nga Televizioni Klan sqaroi tha se i ka bërë disa kërkesa klubit dhe se ende nuk ka vendosur se çdo të bëjë.
Ekipi po stërvitet nga ndihmësit e tij Klodian Dervishi dhe Gentian Mezani. Nga ana tjetër Gugash Magani e motivon mungesën për arsye personale.
Situata te Flamurtari është e vështirëm, pasi skuadra ka një nisje të dobët të kampionatit, pasi ka vetëm 5 pikë dhe ndodhet në vendin e parafundit.
Gugash Magani erdhi te Flamurtari këtë sezon me synimin për të ringritur ekipin që në ta kaluarën ka fituar trofe kombëtarë dhe është paraqitur mirë në Europë. / TV KLAN