Nuk tregon se është nipi i saj, gjyshja braktis djalin e mitur në jetimore (3 Mars 2001)


Nuk tregon se është nipi i saj, gjyshja braktis djalin e mitur në jetimore (3 Mars 2001)

14:25 03/03/2001

Është Gjoni 1-vjeçar i cili jeton tani tek motrat e Nënë Terezës në Korçë. por, historia e tij, nuk nis këtu. Gjyshja e tij nga një fshat i Devollit, e lodhur nga vogëlushi të cilin ia kishin lënë prindërit emigrantë në Greqi, e ka dorëzuar Gjonin në rajonin e Policisë së Korçës duke mos treguar që nuk është nipi i saj.

Forcat blu e kanë dorëzuar Gjonin tek motrat e Nënë Terezës që kanë nisur të kujdesen për të. Por, prindërit e tij në Greqi nuk dihet se nga e morën vesh mungesën e tij dhe kanë mbërritur menjëherë në Shqipëri ku kanë arritur të kontaktojnë me djalin e tyre.

Por, Gjoni nuk është i regjistruar në asnjë vend që është biri i kësaj familje. Ai ka lindur në Greqi ku të dy prindërit e tij punojnë dhe sot e kësaj dite si emigrantë ilegalë. Motrat e Nënë Terezës kanë kundërshtuar që t’ua japin djalin 2-vjeçar dy prindërve pasi nuk kanë asnjë shkresë zyrtare që të vërtetojnë se ai është fëmija e tyre. Deri sa odiseja e regjistrimit të fëmijës të vazhdojë, Gjoni do të rrijë në jetimore me motrat e Nënë Terezës./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme