Nuland i telefonon Bashës
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit për Çështje Europiane dhe të Euroazisë Victoria Nuland i telefonoi sot kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha, për të nxitur përparimin lidhur me përpjekjen për Reformën në Drejtësi.
Ndihmës-Sekretarja Nuland theksoi se udhëheqësit e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 Qershorit mes zotit Basha dhe Kryeministrit Rama për të rënë dakord për miratimin e shpejtë të një reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi.
Nuland theksoi se kjo reformë gëzon mbështetje të mirë mes popullit shqiptar dhe mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së.
Tv Klan