Numër rekord aksidentesh në Kosovë (18 Dhjetor 2000)


Numër rekord aksidentesh në Kosovë (18 Dhjetor 2000)

14:35 18/12/2000

Statistikat e policisë së UMNIK-ut prej 2 shtatorit e deri në fund të nëntorit të këtij viti flasin për një numër rekord aksidentesh automobilistike. Riasfaltimi i rrugëve ka shtuar ndjeshëm shpejtësinë e automjeteve në Kosovë gjë që ka ndikuar jo pak tek rritja e aksidenteve. Zëdhënësi i policisë së UMNIK thotë në Tv Klan se vetëm për një kohëzgjatje rreth 80 ditësh, në Kosovë ka patur 2100 aksidente të cilat 50 aksidente kanë rezultuar me humbje fatale.

Ndërkaq 360 vetë janë plagosur si shkak i këtyre aksidenteve. kjo është një tragjedi e vërtetë për Kosovën thotë ai, duke shtuar se me humbjen e temperaturave dhe me fillimin e borës, situata pritet të keqësohet. Megjithatë shumë shpejt policia e UMNIK-ut në bashkpunim me KFOR do të fillojë të marrë masa të reja që mendohen të përmirësojnë situatën. Duket se dhe prezenca e policisë së UMNIK-ut dhe patrullat e vazhdueshme të policisë së Kosovës nuk kanë mjaftuar për të ulur numrin e aksidenteve në Kosovë./tvklan.al






Të ngjashme