Sërish rekord, 158 raste të reja me Covid


Sërish rekord, 158 raste të reja me Covid

17:08 19/08/2020

2 viktima të tjera, shtohen pacientët në spital

Për të dytën ditë radhazi shënohet rekord i ri i të prekurve me Covid brenda 24 orëve.

“81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas”.

Jetët e humbura janë 2, të dy me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen dy qytetarë, një 60 vjeçar nga Tirana dhe një 62 vjeçar nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve”.

Aspak optimiste dhe shifrat e të shtruarve në dy spitalet Covid dhe i të sëmurëve që po marrin trajtim në terapi intensive.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”.

Ne 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raporton se janë 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3928, që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan






Të ngjashme