Numër rekord të shëruarish gjatë 24 orëve në Itali


Numër rekord të shëruarish gjatë 24 orëve në Itali

18:31 22/04/2020

437 viktima, 100 më pak se një ditë më parë

Numri i personave që kanë humbur jetë në Itali për shkak të koronavirusit ka kaluar mbi 25 mijë. Gjatë 24 orëve të fundit, atje kanë vdekur 437 persona.

Afërsisht 100 viktima më pak, por gjithsesi një numër i lartë për autoritetet.

3 370 raste të reja infektimesh i janë shtuar Italisë duke e çuar numrin total në 187 327 të infektuar.

Ditën e sotme ka patur një lajm të mirë pasi është regjistruar një numër rekord të shëruarish. 2 943 janë rikuperuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të tyre në 54 543.

Ndërkohë mbi 2 mijë persona ndodhen në gjendje kritike për jetën./tvklan.al






Të ngjashme