Numëroni “liket” në Facebook? Ja përse duhet të shqetësoheni
Rrjetet sociale janë një formë e mirë për të qenë në kontakt me miqtë, por edhe me njerëz të rinj “virtual”. Shumë përdorues të Facebook, në momentin që hedhin një foto të re fillojnë të ndjenjë vetëvlerësim, sidomos nëse marrin shumë “pëlqime”.
Por në qoftë se ju nuk keni ndonjë ndjenjë të tillë në momentin që lundroni në Facebook, ateherë kjo është një gjë e mirë sipas një studimi të ri.
Sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët në Universiteti i Cornell, njerëzit që kanë një qëllim në jetë, nuk janë të varur nga numri i pëlqimeve që marrin pasi këto të fundit nuk ndikojnë në personalitetin e tyre.
E kundërta vlen për të gjithë ata përdorues që janë të fiksuar pas numrit të pëlqimeve dhe komenteve që marrin, që sipas ekspertëve, kanë humbur qëllimin e jetës së tyre.
“Personat që kanë një ndjenjë vetërespekti në momentin që hapin Facebook për të parë statusin apo fotot në profilet e tyre sesa pëlqime kanë marrë, do të thotë se nuk kanë një qëllim në jetë, ndaj dhe janë kaq shumë të lidhur me jetën virtuale”,
shprehen ekspertët./tvklan.al