Numrat e rinj telefonik në prefekturën e Elbasanit – (8 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
12200 numra telefonik më shumë për prefekturën e Elbasanit. Gjatë vitit 2001. 2200 prej tyre do të përfitojë qyteti i Elbasanit, ndërsa nga 2000 numra të tjerë qytetet Peqin, Cerrik, Librazhd, Gramsh dhe nga një mijë numra Përrenjasi dhe Belshi. Sipas drejtorit të Telekomit të Elbasanit, Janaq Viçiku, ky është investimi më i madh i ndërmarrë nga drejtoria e përgjithshme e Telekomit Shqiptar.
Instalimi i 12200 numrave përfundon në Qershor të vitit 2001, ndërsa brenda muajit Shkurt përfundon shtrirja e kabullit me fibra optike të një linje në Elbasan-Tushemisht, në përfundim është edhe aksi Elbasan-Përrenjas. Fibrat optik, do të lidhin në një kohë të mëvonshme Shqipërinë me Maqedoninë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame