Numri i të shëruarve, dyfish më i lartë se i rasteve aktive


Numri i të shëruarve, dyfish më i lartë se i rasteve aktive

11:11 30/04/2020

7 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë sëmurë. Lajmin e mirë e bëri të ditur këtë të enjte doktoreshë Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

15 pacientë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin total të tyre në 470. Aktualisht në vendin tonë janë 271 pacientë aktivë me Covid-19.

Ky numër vazhdon të jetë i lartë prej më shumë se dy javësh. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me Covid-19. Tre raste janë në Krujë, dy raste në Tiranë dhe dy raste në Shkodër. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 773.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 31 qytetarë. Në dy spitalet Covid po marrin shërbim 36 pacientë./tvklan.al






Të ngjashme