Basha: Përgjegjësi penale për autorët e fshehjes së viktimave


Basha: Përgjegjësi penale për autorët e fshehjes së viktimave

16:48 24/11/2020

Mjekët kërkojnë hapjen e spitaleve rajonale

Në një kohë kur Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar hapjen e spitalit Covid 4, një grup mjekësh të cilët u takuan me kreun e opozitës Lulzim Basha u shprehen se është e nevojshme vënia sa më parë në punë e spitaleve rajonale dhe shtimi i numrit të testimeve.

Me shqetësim mjekët folën edhe për shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, si për infektimet, ashtu edhe për rastet e vdekjeve në spitalet Covid.

Lulzim Basha, i cili pak ditë më parë akuzoi qeverinë për fshehje të vdekjeve, paralajmëroi përgjegjësi politike dhe ligjore për këdo që është i përfshirë në atë që e cilësoi krim.

Basha premtoi se pas ardhjes në pushtet qeveria e tij do garantojë për bluzat e bardha paga të njëjta me ato të vendeve të rajonit.

Tv Klan






Të ngjashme