08:45 21/12/2013
Boksieri shqiptar Nuri Seferi ka mposhtur mbrëmjen e kaluar ish-kampionin e botës, Stiv Hernelius. Ndeshja u zhvillua në Hamburg të Gjermanise ku është ndjekur nga një numër i madh shqiptarësh, simpatizantë të Seferit. Takimi përfundoi që në raundin ë shtatë kur francezi, ish-kampion bote u ça në vetull dhe me pas protestonte tek arbitri për cdo goditje që merrte. Pas fitores, Seferi festoi me flamurin shqiptar. Ishte dëshira e tij që kjo ndeshje të zhvillohej në Hamburg ku edhe jeton nje numer i madh shqiptarësh. Me këtë fitore, Nuri Seferi mund të kthehet sërish mes boksierëve më të mirë të ËBO. Në muajin tetor ai renditej i katërti por e humbi kete ozicion pasi nuk u ndesh për më shumë se 13-muaj.