Nuses i shpërthejnë ujërat gjatë kërcimit
Të ftuarit në një dasmë mbetën pa fjalë kur nuses shtatzënë i plasën ujërat, ndërkohë që ndodhej në pistën e kërcimit.
19-vjeçarja Dannie Mountfort dhe bashkëshorti i saj Carl, 18-vjeç, po shijonin kërcimin e tyre të parë si burrë e grua, kur vajza e tyre ende në bark “vendosi” se kishte ardhur koha për të ardhur në jetë. Çifti u largua me shpejtësi drejt spitalit, duke lënë familjarët dhe miqtë që të vijonin festën.
Vajza e tyre Jasmine lindi në orët e para të mëngjesit, që pasoi dhe gëzon shëndet të plotë.
Vetë 19-vjeçarja nga West Mids, duke folur për “Mirror” tha:
“Një moment po kërceja me bashkëshortin tim dhe një tjetër moment e gjeta veten duke sjellë në jetë vajzën time të vogël.
Ishte një surprizë e madhe, por e bëri ditën tonë të dasmës edhe më të bukur dhe do të mbetet gjithnjë tepër speciale.”/tvklan.al