Nusja spërkat me benzinë vjehrrën dhe kunatën


Nusja spërkat me benzinë vjehrrën dhe kunatën

13:36 30/07/2016

Një ngjarje e rëndë për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, në familjen Palushi në fshatin Stajkë në Shkodër. Nusja ka tentuar të djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën.

Sipas policisë së Shkodrës Ela Palushi ka spërkatuar me benzinë vjehrrën dhe më pas kunatën, por fatmirësisht nuk pati të lënduar falë ndërhyrjes së familjarëve .

Por e moshuara Angjelina Palushi deklaroi se ka pasur një konflikt me nusen, por kjo e fundit nuk u ka hedhur benzinë për t’i djegur.

Mësohet se konfliktet mes palëve kanë ardhur pas kthimit në shtëpi të kunatës Nora Palushi, e cila së fundmi është divorcuar nga bashkëshorti.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar Ela Palushin deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.

Tv Klan






Të ngjashme