Nusja vdes ditën e dasmës
Një dasmë u kthye në tragjedi, pasi nusja gjeti vdekjen pak orë pas ceremonisë, për shkak të një infeksioni të lidhur me meningjitin.
26-vjeçarja Jameika McCarthy Harford vdiq pasi u sëmur gjatë ceremonisë së zhvilluar të shtunën, në Auckland të Zelandës së Re. Fotografitë e shkrepura gjatë ceremonisë tregojnë një nuse të lumtur, e cila ecte drejt altarit në një ditë me diell, duke mos e ditur se në pak orë ajo nuk do të jetonte më. Vdekja e papritur e të resë, padyshim ishte një tronditje e madhe për bashkëshortin e saj dhe familjarët. Në një reagim, familja e 26-vjeçares tha:"Jameika ishte kaq e lumtur që po martohej dhe dasma e saj ishte kaq e bukur, një event i lumtur, i mbushur me dashuri"
. Ata e përshkruajtën të renë si njeri të dashur dhe që vinte të tjerët para vetes. Autoritetet në Auckland konfirmuan se po hetojnë për vdekjen e të resë, që dyshohet se është shkaktuar nga meningjiti./tvklan.al